Në Vjenë të Austrisë u zhvillua konferenca përuruese e themelimit të Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion, ku Shqipëria ishte e ftuar si një nga 25 vendet themeluese. -Ky është një vlerësim dhe shenjë e besimit të institucioneve ndërkombëtare për përpjekjet dhe rezultatet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit,- u shpreh Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha.
Gjate fjalës së tij në këtë konferencë, Ministri Basha theksoi se në sajë të reformave për parandalimin e korrupsionit, krijimit të mekanizmave të kontrollit dhe ndëshkimit të korrupsionit me forcën e ligjit, në pesë vitet e fundit qeveria shqiptare dyfishoi të ardhurat duke kryer ndërkohë edhe një ulje të jashtëzakonshme të taksave.
-Rezultati konkret i këtyre përpjekjeve janë investimet e mëdha në infrastrukturë rrugore, bujqësi, arsim etj, - tha Ministri Basha.












