Nė faqe Tek Lajmet
Me propozim tė Ministrit tė Brendshėm Z. Bujar Nishani, Kėshilli i Ministrave ka vendosur qė pasaportat jobiometrike do tė jenė tė vlefshme si dokument udhėtimi deri nė datėn 1 mars 2012.
Njoftim pėr zhvillimin e testimin tė nėpunėsve te Gjendjes Civile Nė zbatim tė Urdhėrit Nr. 1366, datė 19. 08. 2006, “Pėr miratimin e rregullores pėr pranimin nė detyrė tė punonjėsit tė zyrės sė gjendjes civile”, ju informojmė se Drejtoria e Pėrgjithshme e Gjendjes Civile po pėrgatit proēedurat pėr zhvillimin e testimit, pėr pozicionet e lira.
Me Vendimin e Kėshillit tė Ministrave Nr. 31, Datė 19. 01. 2011 “Pėr njė ndryshim nė Vendimin Nr. 332, Datė 17. 03. 2010, tė Kėshillit tė Ministrave, “Pėr pėrcaktimin e formės, elementeve pėrbėrėse, mėnyrės sė mbajtjes e afatit tė pėrdorimit tė dokumenteve bazė, qė mbahen dhe lėshohen nga shėrbimi i gjendjes civile”, janė miratuar modelet e reja tė ēertifikatave qė lėshon shėrbimi i gjendjes civile, pėrkatėsisht:
Shtetasit shqiptarė, qė aplikojnė pėr pasaportė biometrike pėr ēdo herė, duhet tė pajisen me formular identifikimi me fotografi nga komisariati i policisė ku kanė vendbanimin.
Nė zbatim tė Konventės sė Hagės, “Pėr heqjen e kėrkesės pėr legalizim tė dokumentave zyrtare tė huaja”, datė 05 Tetor 1961, proēedura e legalizimit tė dokumentave me shtetin italian ka ndryshuar.

HISTORIA E SHĖRBIMIT TĖ GJENDJES CIVILE

Shėrbimi i Gjendjes Civile nė Shqipėri ėshtė krijuar 1 prill 1929 nga ana e administratės sė Mbretit Zogu I. Njė  vėshtrim historik te kėtij shėrbimi nder vite po e pasqyrojmė si me poshtė:

  • Periudha para krijimit tė Shtetit Shqiptar (para vitit 1912) ėshtė  karakterizuar, nga njė evidentim i akteve themeltare tė gjendjes civile (lindje, martesa dhe vdekje) nga ana e institucioneve fetare dhe praktikisht nga ana e kishės pėr besimtarėt kristianė (katolikė dhe tė ortodoksė) dhe nga njė pėrfaqėsi prej pesė vetash tė zgjedhur nga komuniteti mysliman pėr dokumentimin e ngjarjeve, pėr besimtarėt myslimanė. Si akt ligjor i pashkruar, pėr reflektimin e kėtyre ngjarjeve pėrdorej ¬“Kanuni i Lekė Dukagjinit”.
  • Periudha nga krijimi i Shtetit Shqiptar deri nė vitet 1929:  vazhdon mbi bazė tė sė njėjtės metodė si para vitit 1912. Sot i gjithė dokumentacioni i pėrpunuar nga kėto institucione ndodhet nė arkivin e Shtetit Shqiptar, me pėrjashtim tė disa regjistrave tė hapura pas vitit 1923 nė disa qytete tė mėdha si Tirana, Durrėsi, Shkodra, Elbasani, ku kėto regjistra ndodhen akoma sot nė arkivat e Shėrbimit tė Gjendjes Civile.
  • Periudha nga viti 1929 deri nė vitin 1945:  Zogu I  hartoi  “Kodin Civil”, i cili kishte edhe elementėt  e parė tė shėrbimit modern tė gjendjes civile dhe nė zbatim tė kėtij ligji mė 1 prill 1929 u hapėn zyrat e para tė gjendjes civile. Ndėrtimi i regjistrave themeltarė tė gjendjes civile u realizua nė vitin 1930 mbi bazė tė njė regjistrimi tė pėrgjithshėm (shtėpi mė shtėpi) tė popullsisė. 
    Nė vitin 1945 u bė regjistrimi i ri i popullsisė. Ky regjistrim u bazua nė regjistrimin shtėpi mė shtėpi ku shtetasit vete-deklaronin tė dhėnat e tyre.  Kėto formularė tė plotėsuar nė terren u ballafaquan me informacionin qė kishin  librat e vitit 1930. Gjatė gjithė kėsaj periudhe Shėrbimi i Gjendjes ishte nė varėsi nga Ministria e Brendshme dhe atė tė pushtetit vendor (Komitetit Ekzekutiv tė Kėshillit Popullor). Deri nė vitin 1947 shėrbimi i gjendjes civile ka funksionuar mbi bazėn e “Kodit Civil”. Ligji Nr. 524, datė  19. 08. 1947 “Mbi regjistrat e gjendjes civile”, gjeti zbatim deri nė vitin 1979.
  • Ne vitin 1950 ėshtė bėrė transkriptimi i dytė i tė dhėnave. Kėtė herė u bė transkriptimi mbi bazėn e tė dhėnave tė regjistrave tė vitit 1945. Shėrbimi vazhdoi tė funksiononte me tė njėjtin ligj, derisa mė 20. 02. 1979 u miratua ligji Nr. 5840 “Pėr regjistrimin e akteve te gjendjes civile”. Regjistrat e kėtyre viteve gjenden pranė zyrave te gjendjes civile ne degėt e qarkut.
  • Transkriptimi i Regjistrave Themeltarė mė 1974, i cili u be mbi bazėn e regjistrave themeltare tė vitit 1950. Kėto regjistra vazhdojnė tė jenė nė zyrat e gjendjes civile nė Bashki/Njėsi Bashkiake/Komuna. Veprimtaria e zyrave te gjendjes civile deri ne vitin 1979 bazohej ne ligjin e vitit 1947. Me 20. 02. 1979 u miratua ligji Nr. 5840 “, i cili gjeti zbatim deri ne vitin 2002. Kjo periudhė ka qenė periudha e varėsisė sė dyfishtė tė shėrbimit tė gjendjes civile.
  • Transkriptimi i regjistrave themeltare ne Regjistrin Kombėtar te Gjendjes Civile filloi gjate fundit te vitit 2007 dhe mbaroi ne vitin 2008. Ky proēes u zbatua me sukses ne disa faza si me poshtė: Faza e pare ne realizimin e kėtij projekti ishte hedhja e te dhėnave nga Regjistrat Themeltare nė format elektronik. Pėr kėtė qėllim dhe pėr mire menaxhimin e gjithė kėtij procesi, puna u organizua nė 5 grupe sipas njė kalendari tė miratuar pune. Puna pėr kėtė hap filloi nė 5 nėntor 2007 dhe pėrfundoi ne fund te Korrikut 2008 dhe nė pėrfundim tė kėtij procesi u dixhitalizuar rreth 20,000 Regjistra Themeltarė. Pėr realizimin e hedhjes sė tė dhėnave u pėrdoren kryesisht operatorė dhe punonjėsit e ZGjC-ve. Tė dhėnat u hodhėn dy herė (nėpėrmjet softit Double Data Entry), mė pas u kontrolluar nga operatoret pėr identifikimin dhe pastrimin e gabimeve tė mundshme, dhe nė fund u kontrolluan dhe u certifikuan nga vetė punonjėsit e ZGjC-ve. Pas kėsaj faze dhe nė pritje tė instalimit tė sistemit final (modeli austriak) online, u hartua njė aplikim kompjuterik me ndihmen e Statistics Norway, i cili siguroi pėrditėsimin e bazės sė tė dhėnave me ndryshimet e pėrditshme qė raportohen nė Shėrbimin e Gjendjes Civile dhe mundėsoi gjithashtu printimin elektronik tė certifikatave. Faza e dytė nė realizimin e kėtij projekti ishte ndėrtimi i Sistemit dhe  Infrastrukturės sė Rrjetit funksional Qendror dhe lokal tė  Regjistrit Kombėtar tė Gjendjes Civile. Pėr kėtė qėllim puna filloi nė korrik dhe pėrfundoi nė tetor 2008 duke realizuar njė rrjet komunikimi qė pėrfshin 354 Zyra tė Gjendjes Civile. Faza e tretė nė realizimin e kėtij projekti ishte ndėrtimi i sistemit online tė Regjistrit Kombėtar tė Gjendjes Civile. Nga ana tjetėr RKGJC-ja duke qenė burimi i vetėm zyrtar i informacionit, ky regjistėr mund t’ju ofrojė kėtė informacion edhe palėve tė treta. Shėmbulli i parė i suksesshėm nė kėtė drejtim ėshtė ndėrfaqja qė u ndėrtua mes RKGJC-sė dhe Sistemit tė Dokumentave tė Identitetit. Nė kėtė mėnyrė Sistemi i Dokumentave tė Identitetit ėshtė i lidhur online me RKGJC-nė dhe tė dhėnat e aplikantit merren direkt nga RKGJC-ja nėpėrmjet njė lidhjeje online tė sigurtė.
     

 

Foto Galeria

Linke