Regjistri Kombėtar i Gjendjes Civile
Historiku
Ekzistenca e njė sistemi tė gjendjes civile tė plotė,
korrekt dhe tė mirėmbajtur nė mėnyrė uniforme mund tė konsiderohet me rėndėsi
themelore pėr funksionimin e administrates publike dhe shoqėrinė nė pėrgjithėsi
tė njė vendi. Pėr kėtė arsye, Qeveria e Shqipėrisė e bėri njė prej pėrparėsive
tė saj kryesore zbatimin e njė sistemi funksional gjendjes civile nė Shqipėri. Objektivi
ishte tė ngrihej njė Regjistėr Kombėtar i Gjendjes Civile qė do tė ishte gati pėr
zgjedhjet pėr Kuvendin nė qershor tė vitit 2009.
Qeveria e Shqipėrisė ka ndėrmarrė disa reforma
infrastrukturore qė janė tė lidhura me ekzistencėn e funksionimit tė njė
sistemi modern tė Gjendjes Civile. Njė Regjistėr modern Kombėtar i Gjendjes
Civile (RKGjC) do tė pėrmirėsojė standardin e identifikimit tė shtetasve (nė
kombinim edhe me Regjistrin Kombėtar tė Adresave qė po ngrihet), cilėsinė e tė
dhėnave pėr pronat dhe lidhjen me pronarin, do tė mbėshtesė reformat nė drejtėsi,
njė sistem modern financiar (bankar) si dhe shumė veprimtari tė tjera jetėsore
pėr shoqėrinė shqiptare. Gjithashtu, RKGjC-ja do tė prodhojė lista zgjedhėsish
cilėsore dhe tė dhėnat nga RKGjC-ja do tė pėrdoren pėr tė prodhuar dokumente tė
sigurta si certifikata, karta identiteti dhe pasaporta biometrike.
Me qėllim pėrmbushjen e angazhimieve tė vendit pėr tė
arritur standarde evropiane edhe nė funshėn e Gjendjes Civile, Qeveria, nė
shtator 2007 nisi njė project pėr Modernizimin e sistemeve tė Gjendjes Civile
dhe Adresave. Ministria e Brendshme (MB) dhe Drejtoria e saj e Pėrgjithshme e
Gjendjes Civile (DPGjC) janė autoritetet pėrgjegjėse pėr zhvillimin dhe mirėmbajtjen
e Regjistrit Kombėtar tė Gjendjes Civile. Nė kėtė process, MB-ja ka mbėshtetjen
e Projektit tė Asistencės Teknike tė OSBE-sė me financim nga BE-ja pėr
Modernizimin e sistemeve tė Gjendjes Civile dhe Adresave, nga Statistics Norway dhe Ministria e
Brendshme e Austrisė.
Fazat e Zbatimit
Zbatimi i Regjistrit Kombėtar tė Gjendjes Civile ėshtė
zhvilluar nė katėr etapa:
Hedhja e tė dhėnave nga Regjistrat
Themeltarė nė format elektronik filloi mė 5 nėntor 2007 dhe pėrfundoi nė korrik 2008. Nė fund tė kėtij
procesi, u dixhitalizuar rreth 14,000 Regjsitra Themeltarė me afro 4,2 milion rekorde. Hedhja e tė dhėnave u krye nė Zyrat vendore tė
Gjendjes Civile (ZGjC). Pėr kėtė process madhėshtor, kryer nė bashkėpunim
me Projektin e Asistencės Teknike nga OSBE-ja, u kontraktuan mbi 700 operatorė
pėr tė mbėshtetur punonjėsit e ZGjC-ve. Tė dhėnat u hodhėn dy herė dhe u kontrolluan nga
operatorėt pėr tė identifikuar dhe pastruar gabime tė mundshme. Nė fund,
tė dhėnat e gjendjes civile u kontrolluan dhe certifikuan nga vetė punonjėsit e
gjendjes civile.
Pas etapės sė hedhjes sė tė dhėnave,
etapa e rradhės ishte mbajtja e pėrditėsuar e tė dhėnave nė bazėn elektronike
tė tė dhėnave. Pėr kėtė qėllim, u krijua njė program kompjuterik i pėrkohshėm
me ndihmėn e Statistics Norway, qė mundėsoi pėrditėsimin e tė dhėnave nė
bazat vendore tė tė dhėnave me ndryshimet qė raportohen ēdo ditė pranė ZGjC-ve.
Pėrveē mbėshtetjes sė procesit tė pėrditėsimit, ky program kompjuterik, pėr
here tė parė, mundėsoi printimin elektronik tė certifikatave nė gusht 2008. Printimi i certifikatave, nisur nga ai moment, u bė i detyrueshėm pėr tė
gjitha Zyrat e Gjendjes Civile.
Hapi tjetėr nė realizmin e kėtij
projekti ishte ngritja e njė sistemi funksional qendror dhe vendor si dhe
infrastruktura e rrjetit qė pėr Regjistrin Kombėtar tė Gjendjes Civile. Pėr kėtė
qėllim, Ministria e Brendshme filloi, nė korrik 2008, punėn pėr realizimin e njė
rrjeti komunikimi satelitor qė lidhi tė
gjitha 355 ZGjC-tė me databazėn qendrore nė DPGjC. Kjo punė u pėrfundua nė
tetor 2008.
Faza e fundit ishte krijimi i
sistemit pėrfundimtar online tė Regjistrit Kombėtar tė Gjendjes Civile. Pėr
zhvillimin e kėtij sistemi, Ministria e Brendshme nėnshkroi njė Marrėveshje me
Ministrinė e Brendshme tė Austrisė. Mbėshtetu nė sistemin e gjendjes civile tė
Austrisė, sistemi shqiptar ėshtė ndėrtuar dhe i pėrshtatur me nevojat e Shqipėrisė.
Puna pėr ngritjen e Regjistrit Kombėtar tė Gjendjes Civile online, funksional
dhe operacional filloi nė korrik 2008 dhe sistemi u bė operacional nė dhjetor 2008.
Cilėsia e tė dhėnave
Pas krijimit tė Regjistrit Kombėtar tė Gjendjes Civile, puna
filloi pėr pastrimin e rekordeve tė shumėfishta, tė njohura ndryshe si
dublikimet. Pėr identifikimin e dublikimeve nė Regjistrin Kombėtar tė Gjendjes
Civile u hartuan procedurat e nevojshme. Pas identifikimit, puna pėr pastrimin
e dublikimeve filloi nga Zyrat e Gjendjes Civile nė pėrputhje me Udhėzimin e
Ministrit tė Brendshėm 26 janar 2009. Nė fund tė
procesit tė pastrimit tė tė hdhėnave u pastruan rreth 50,000 dublikime.
Lista e zgjedhėsve
Njė prej produkteve tė njė Regjistri Kombėtar tė Gjendjes
Civile online dhe funksional ėshtė lista cilėsore e zgjedhėsve. Ndryshimet nė tė
dhėnat e gjendjes civile (lindja, vdekja, martesa, ndryshimi i vendbanimit) pasqyrohen
online nė Regjistrin Kombėtar tė Gjendjes Civile nga ana e Zyrave tė Gjendjes
Civile. Ēdo ndryshim i kryer nė tė dhėnat e gjendjes civile nė Regjistrin Kombėtar
tė Gjendjes Civile do tė pasqyrohet automatikisht nė listėn e zgjedhėsve. Rezultati
ėshtė se Regjistri Kombėtar tė Gjendjes Civile jep tė dhėna tė plota dhe tė
sakta tė nevojshme pėr hartimin e listės cilėsore tė zgjedhėsve.
Mė parė, lista e zgjedhėsve hartohej mbi Regjistrat
Themeltarė. Pas hartimit tė listės, vetėm lista pastrohej nga dublikimet. Megjithatė,
burimi parėsor i informacionit, Regjistrat Themeltarė, nuk pastroheshin apo pėrditėsoheshin,
duke klėnė dublikimet dhe tė dhėna tė ndryshuar nė to, tė cilat duheshin
pastruar para tė gjitha zgjedhjeve.
Pėr zgjedhjet pėr Kuvendin nė qershor 2009, pėr here tė parė,
lista e zgjedhėsve u gjenerua nga Regjistri elektronik Kombėtar tė Gjendjes
Civile. Mbėshtetur nė kėto tė dhėna, u pėrgatit lista paraprake e zgjedhesve. Ndryshimi
i tė dhėnave tė gjendjes civile bėhej nga Zyrat e Gjendjes Civile (vetėm me kėrkesėn
e miratuar tė qytetarit dhe nė pėrputhje me ligjin), vetėm nė Regjistrin
elektronik Kombėtar tė Gjendjes Civile. Nė bazė tė tė dhėnave tė reja, u hartua
lista pėrfundimtare e zgjedhėsve.
Regjistri Kombėtar tė Gjendjes Civile
Regjistri Kombėtar tė Gjendjes
Civile merr parasysh dhe garanton funksionalitete qė pėrmbushin legjislacionin
shqiptar dhe evropian nė lidhje me tė dhėnat e gjendjes civile pėr ēdo shtetas,
lidhje on-line me zyrat e gjendjes civile, shėrbim mė tė mirė pėr shtetasit dhe
krijim tė mundėsive pėr tu dhėnė tė dhėna nga Regjistri institucioneve shtetėrore
ose private, nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi.