
Me propozim tė Ministrit tė Brendshėm Z. Bujar Nishani, Kėshilli i Ministrave ka vendosur qė pasaportat jobiometrike do tė jenė tė vlefshme si dokument udhėtimi deri nė datėn 1 mars 2012.
Ky vendim mbėshtetet nė paragrafin e parė, tė nenit 9, tė ligjit nr.10306, datė 22.07.2010, Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė ligjin nr.8668, datė 23.11.2000, Pėr pajisjen e shtetasve shqiptarė me pasaportė pėr jashtė shtetit, tė ndryshuar.
Duke filluar nga data 1 mars 2012 tė gjithė shtetasit shqiptarė do tė munden tė udhėtojnė jashtė shtetit vetėm me pasaporta biometrike.
Me kėtė rast ju informojmė se treguesit e pajisjes sė shtetasve shqiptarė me pasaporta biometrike janė shumė tė kėnaqshėm.
Konkretisht deri nė datėn 30 Dhjetor 2011 kanė aplikuar pėr pasaporta biometrike 2 158 000 qytetarė, janė lėshuar dhe dėrguar nė zyrat e Aleat, pranė rajoneve tė policisė 2 150 000 pasaporta, ndėrkohė 2 116 000 qytetarė shqiptarė kanė nė dorė tashmė pasaporta biometrike pėr udhėtim jashtė shtetit.